Askush nuk di asgjë për fatin e Komandantit “Molla e Kuqe”

  • 19.12.2018
Askush nuk di asgjë për fatin  e Komandantit “Molla e Kuqe”

Remzi Shala, ish-pjesëtar i UÇK-së i ftuar nga Gjykata Speciale që një javë ka lëshuar territorin e Kosovës.

I njëjti po refuzon t’i përgjigjet ftesës që i erdhi nga Dhomat e Specializuara që funksionojnë në kuadër të Gjykatës Speciale.


E detaje lidhur me vendndodhjen e Remzi Shalës nuk kanë as familjarët dhe avokati i tij, Natal Bullakaj.

“Kemi pasur takime edhe me të afërm të tij, mirëpo askush nuk di asgjë për fatin. Nuk dihet as vendndodhja e tij, ne nuk kemi pasur ndonjë kontakt me të”, ka thënë Bullakaj.

Ndërkaq miqtë e Remzi Shalës nuk kanë ndonjë informacion tjetër përpos faktit që i njëjti ka dalë jashtë territorit të Kosovës.

“Nuk kam dëgjuar më për të. Nuk kemi pasur ndonjë kontakt që nga momenti kur ai ka lëshuar Kosovën”, ka thënë një bashkëluftëtar i Remzi Shalës.

Informacione për vendndodhjen e Remzi Shalës nuk kanë as nga Policia e Kosovës.

Kujtojmë se Shala me të marrë ftesën për intervistim nga Gjykata Speciale, kishte bërë të ditur se të njëjtës nuk do t’i përgjigjet.

Madje ai u kishte bërë thirrje edhe bashkëluftëtarëve të vet që mos t’i përgjigjen ftesave eventuale.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë