ASK: Mbeturinat industriale më 2021, dy përqind më shumë se në vitin 2019

Rritet sasia e mbeturinave industriale.

21.12.2021 / Lajme

ASK: Mbeturinat industriale më 2021, dy përqind më shumë se në vitin 2019
Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon rezultatet e Anketës së Mbeturinave Industriale (AMI) për vitin 2020.

Njësitë raportuese të përfshira në anketë kanë qenë bizneset  me 10 e më shumë punëtorë.


Anketa e mbeturinave industriale u realizua sipas NACE Rev.2. Kompanitë janë klasifikuar sipas NACE Rev.2 në sektorët e aktiviteteve vijuese: B – Xehetari dhe Gurore, C – Prodhimi, D – Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe furnizim me ajër të kondicionuar, E – Furnizim me ujë, kanalizim, menaxhim të mbeturinave dhe rregullim toke, F – Ndërtimtaria, dhe G-U – Sektorët e shërbimeve.

Rezultatet e AMI 2020, tregojnë se: gjithsej sasia e mbeturinave industriale të gjeneruara ka qenë 2 137 015 ton, ku krahasuar me vitin 2019 ishte 2% më e lartë.

Gjithsej sasia e mbeturina të ricikluara ishte 180 022 ton. Sasia më e lartë e mbeturinave industriale të ricikluara ka qenë në sektorin B, me gjithsej 177 626 ton, ku krahasuar me vitin 2019 (me sektorin e njëjtë ) ishte 11% më e lartë.

Mbeturinat e deponuara ishin 1 918 457 ton, ku krahasuar me vitin 2019 ishte 26% më e lartë.

Gjithsej mbeturinat e përpunuara ishin 2 137 095 ton, ku krahasuar me vitin 2019, ishin 2% më e lartë.

Mbeturinat e djegura ishin 453 ton.

Të dhënat e vitit 2020 tregojnë se sasia më madhe e mbeturinave të gjeneruara sipas sektorëve të industrisë  ka qenë nga sektori D me, 1 361 595 ton, krahasuar me vitin 2019 ka qenë 3.8%  më e lartë.

anketa-e-mbeturinave-industriale-2020

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *