ASK konfirmon rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore në Kosovë
Sipas ASK-së rritje të çmimeve ka pasur në produktet e mishit, qumështit, perimet, uji e lëngjet, lëndët djegëse dhe shërbimet hoteliere. “Bukë dhe drithëra me 1.5 për qind, mish me 1.9 për qind, qumësht, djathë e vezë me 7.7 për qind, vajra dhe yndyra ushqimore me 28.2 për qind, perime me 19.7 për qind, sheqer, […]
Sipas ASK-së rritje të çmimeve ka pasur në produktet e mishit, qumështit, perimet, uji e lëngjet, lëndët djegëse dhe shërbimet hoteliere.
“Bukë dhe drithëra me 1.5 për qind, mish me 1.9 për qind, qumësht, djathë e vezë me 7.7 për qind, vajra dhe yndyra ushqimore me 28.2 për qind, perime me 19.7 për qind, sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira me 2.1 për qind, pijet alkoolike me 3.8 për qind.
Po ashtu, duhani me 2.7 për qind, gaz me 10.6 për qind, lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet me 4.6 për qind, karburantet dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 26.7 për qind, shërbime për transport me 2.2 për qind, shërbime telefonike dhe të telefaksit me 20.3 për qind, pushime të organizuara turistike me 8.9 për qind, shërbime hoteliere me 2.3 dhe shërbime financiare me 6 për qind”, thuhet në raport.
Gjithashtu, më tutje në raport thuhet se një litër vaj ushqimor në muajin shtator të vitit 2020 kushtonte 1.06 euro, kurse një vit më vonë, pra në vitin aktual (2021) ky produkt shitet për 1.55 euro.
Më posht mund ta gjeni raportin e plotë të ASK-së:
indeksi-i-harmonizuar-i-cmimeve-te-konsumit-ihck-shtator-2021