Herolind Bytyçi
13.06.2019, 14:18

Asambleisti Aziz Bytyqi, ia dhuron laptopin motrës së Krenar Jeminit

Shefi i grupit të AAK-së, Aziz Bytyqi i cili muaj më parë në një prononcim për SuharekaOnline kishte premtuar se laptopin e tij të ia dhurojë njërit nga ish-nxënësve të tij tash studentë, e ka mbajtur fjalën.

Me të pranuar laptopin nga Kuvendi Komunal i Suharekës, Aziz Bytyqi të njëjtin ia ka dhuruar Ilda Jeminit nga Mushtishti.

Ilda Jemini është motra e Krenar Jeminit i cili këtë vit humbi jetën në vendin e punës.

Laptopin tim ia dhurova motrës së Krenarit që ka humbur jetën para disa muajve në një punishte që sigurisht ka punuar për tu ndihmuar motrave për tu shkolluar. Krahas me babain e tij që është një polic i nderuar dhe veteran i respektuar është përgjigjur Bytyqi për Suhareka Online.