As kryeministri, as presidenti e as Gjykata nuk mund ta shkruajnë Kushtetutën

26.05.2020

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë sot se presidenti Thaçi dëshirat e tij i përshkruan si fakte dhe se nuk bëhet fjalë këtu për përshkrime. Këto deklarime Kurti i bëri pas një vizite që bëri sot në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të hënën ka deklaruar se […]

As kryeministri, as presidenti e as Gjykata nuk mund ta shkruajnë Kushtetutën Foto: Ilustrim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë sot se presidenti Thaçi dëshirat e tij i përshkruan si fakte dhe se nuk bëhet fjalë këtu për përshkrime.

Këto deklarime Kurti i bëri pas një vizite që bëri sot në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të hënën ka deklaruar se Albin Kurti ka uzurpuar zyrën e kryeministrit edhe pas dy shkeljeve të rënda kushtetuese dhe po sillet si njeri i paligjshëm në skenën politike kosovare.

“Së pari nuk flas për atë që po përflitet, se dyti sot kur u takova me vullnetarët ma kishin përzgjedhur karrigen më të mirë, jo vetëm se kjo varet nga Gjykata, por duhet ta presim vendimin e pastaj të flasim” ka thënë Kurti.

“…pres nga Gjykata Kushtetuese në përputhje me nenin 112 që të bëj interpretim e jo shkrim. As kryeministri, presidenti e as Gjykata nuk mund ta shkruajnë Kushtetutën”.

“Ne duhet ta respektojmë e ta zbatojmë atë. Por shkrim mund të bëj vetëm me amandamaentim parlamentare në Kuvend”.