Arsyetohet komuna për rrugën e dëmtuar në Leshan

27.11.2018

“Kjo rrugë tregon më së miri cilësinë e punimeve që po bëhen nga pushteti i Muharremajt. Kjo ndodh pasi që, duhet t’i mbyllin projektet para fundvitit, mirëpo nuk e kanë të qartë se në këtë rast qytetari është ai i cili pëson nga kjo papërgjegjësi”, kanë shkruar ata në faqen e tyre. Kurse, drejtori i […]

Arsyetohet komuna për rrugën e dëmtuar në Leshan

“Kjo rrugë tregon më së miri cilësinë e punimeve që po bëhen nga pushteti i Muharremajt. Kjo ndodh pasi që, duhet t’i mbyllin projektet para fundvitit, mirëpo nuk e kanë të qartë se në këtë rast qytetari është ai i cili pëson nga kjo papërgjegjësi”, kanë shkruar ata në faqen e tyre.

Kurse, drejtori i Shërbimeve Publike në Suharekë, Enver Shabani i kontaktuar nga Ndërtimi.info ka treguar se ende nuk është bërë pranimi teknik, rrjedhimisht nuk mund të ndëshkojnë, pasi do të rregullohet.

“Në atë pjesë të rrugës ka pasur pjerrtësi dhe nga reshjet e shiut është dëmtuar rruga. Kompania ka reaguar menjëherë dhe tash ne nuk mund të marrim asnjë ndëshkim pasi ende nuk është bërë pranimi teknik. Mirëpo, problemi do të rregullohet”, ka thënë Shabani.

Ndërtimi.info ka kontaktuar me fituesin e tenderit për rregullimin e kësaj rruge që sipas dokumenteve në “e-prokurim” është “Kushtrim Sopaj B.I”. Tenderi ka kushtuar jo më pak se 49.768,00 euro.

Në fillim të telefonatës ata nuk dhanë ndonjë informacion, por më pas na drejtuan me një numër tjetër telefoni, që duket të jetë nënkontrator.

Hamdi Mamaj duke folur në emër të kompanisë që ka rregulluar rrugën tha se dëmtimi ka ardh prej një gypi dhe se do përmirësohet.

Etiketat

Ofertat e fundit