Arrijnë ‘ftesat e reja’ nga Gjykata Speciale

  • 02.01.2019
Arrijnë ‘ftesat e reja’ nga Gjykata Speciale

Një zyrtar i Gjykatës Speciale konfirmoi që kanë arritur ftesa të reja, i cili shprehi se më nuk do të bëhen thirrjet me telefon siç ndodhi me ftesat e më parshme, por ftesat do të jenë në formë të shkruar.

Pas 3 vitesh votimi nga Kuvendi i Kosovës, në fillim të muajit dhjetor të vitit 2018, Gjykata Speciale i dërgoi ftesat e para për ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Gjykata Speciale ftesën e parë ja dërgoi ish-komandantit të UÇK-së të zonës së Llapit, Rrustem Mustafa i njohur me nofkën ‘Komandant Remi’, ku pas luftës ai ishte deputet në PDK në parlamentin e Kosovës.

Pas Remit, pasuan ftesat edhe për Sami Lushtakun (Zona Operative e Drenicës), Sokol Dobruna (Gjykata ushtarake e UÇK-së), Nazif Mehmeti (një nga komandantët në Zonën Operative të Llapit), Remzi Shala, (komandant i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut, i njohur me pseudonimin “Molla e kuqe”), e disa të tjerë. Madje, ky i fundit nuk ka pranuar të intervistohet nga Specialja, dhe me të marr ftesën ka ikur nga vendi, duke u bërë thirrje bashkëpartiakëve që as ata mos t’i përgjigjen ftesës.

Gjykata Speciale në një përgjigje për Indeksonline ka thënë se është e njoftuar që disa individë në Kosovë vet apo përmes avokatëve po i njoftojnë mediat për ftesat që kanë marr.

Chris Bennett nga zyra e Gjykatës Speciale duke mos dhënë detaje për ftesat që janë dërguar dhe ato që pritet të vijnë, ka thënë për Indeksonline se ka autorizim të vendos a do të ndërpres apo vazhdoj procedurat ndaj personave të caktuar. “Bazuar në Ligjin Special mbi Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar, Gjykata ka autoritetin, ndër të tjera, që të kërkojë praninë dhe të marr në pyetje të dyshuarit, viktimat dhe dëshmitarët, të mbledh dhe shqyrtojë informatat dhe provat dhe të marrë vendime për inicimin dhe vazhdimin ose ndërprerjen e procedurës penale”, ka thënë Bennett.

I pyetur se çka ndodh në rastet kur personat i refuzojnë ftesat e Speciales, ai ka bërë të ditur se “Neni 42 i Ligjit Special mbulon çështjen e thirrjeve të dëshmitarëve dhe pasojat kur personi nuk paraqitet”.

Ndonëse ka kohë që nuk u dha lajmi për ftesa të reja ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një gjë e tillë ka ndodhur por pa u bërë publike. Avokati i njohur, Tomë Gashi në një prononcim për Indeksonline ka thënë se në Kosovë kanë arritur disa ftesa të reja nga Gjykata Speciale e Hagës.

Gashi theksoi se “Po ka ftesa të reja që janë sjellë nga Gjykata Speciale në Hagë. Për dallim nga dy javë më parë, tani më nuk ka ftesa me telefon siç u bënë në fillim por vetëm në formë të shkruar. Ndoshta për shkak të kërkesës sime dhe të ekipit tonë të përbashkët të avokatëve me të cilët unë punoj e që janë Gregor Guy Smith dhe Coollen Rohan që ftesat të dërgohen në formë të shkruar”.

Sipas tij, sigurisht se secili duhet të ftohet në cilësi të përcaktuar juridike si i dyshuar apo dëshmitarë dhe jo të japin deklarata sqaruese siç është bërë me disa të intervistuar duke filluar nga Sokol Dobruna.

Gashi përfundoi duke thënë se “Ne si ekip i avokatëve kemi disa klientë për të cilët jemi duke punuar që të i përgatisim për dhënie të deklaratave për Gjykatën Speciale dhe të gjithë janë të dyshuar jo dëshmitarë”.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë