Çlirim Gashi
08.04.2019, 21:30

Arrestohet veterani i rremë i UÇK-së

Policia e Kosovës, sot ka arrestuar të  dyshuarin për falsifikim të Çertifikatave të Statusit të Veteranit të UÇK-së.

Pas disa hetimeve  të Policisë, ka arrestuar një person të  dyshuar me inicialet (L.D.) dhe me Aktvendim të Prokurorit i njëjti dërgohet në ndalim për 48 orë, për Veprat penale “Falsifikim i dokumenteve dhe Mashtrim” thuhet në raportin Policisë.

Për  këtë rast janë arrestuar edhe tre persona tjerë me datën 14.03.2019.

Gjithashtu policia ka treguar që ekziston mundësia të këtë edhe persona tjerë të përfshirë në këtë rast. /Insajderi.com