Sipas raportit, viktima e kësaj vepre të rëndë është një femër kosovare.
Pas marrjes së ndihmës mjekësore, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminime të mëtejshme gjinekologjike, të cilat do të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rastit. Në konsultim me prokurorin dhe me urdhër të Gjykatës, është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit.
Gjatë bastisjes, policia ka sekuestruar prova të ndryshme që mund të kenë lidhje me rastin e dhunimit. Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Autoritetet e drejtësisë po vazhdojnë hetimet e mëtejshme për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti dhe për të siguruar që i dyshuari të mbajë përgjegjësi për veprën e rëndë penale për të cilën akuzohet.