Arrestohet pjesëtari i FSK-së për keqpërdorim seksual ndaj 15 vjeçares

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se është arrestuar një pjesëtar i FSK-së nën dyshimin se ka keqpërdorur seksualisht vajzën 15 vjeçare. 

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 17:30 minuta, ku është ndaluar i dyshuari M.S., pjesëtar i FSK-së, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, ‘’Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare’’.

Ekziston dyshimi i bazuar që më 7 shkurt 2019, në fshatin Mogillë, komuna Viti, i dyshuari M.S., pjesëtar i FSK-së, ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 15 vjeçare, me ç’rast si pasojë e abuzimit të njëjtës i ka shkaktuar edhe lëndime trupore, e cila për momentin gjendet në Spitalin Regjional në Gjilan, për tretman mjekësor.

Prokuroria pritet që brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit të paraqes kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan./Indeksonline/

RAPORTO