Arrestohet në Prishtinë personi që dërgoi emaile kërcënuese drejt institucioneve

para 31 dite

Policia e Kosovës ka njoftuar sot për arrestimin e një personi në Prishtinë, i cili dyshohet se nëpërmjet email-eve ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese drejtuar Prokurorisë së Shtetit, Policisë së Kosovës dhe Universitetit të Prishtinës.

Arrestohet në Prishtinë personi që dërgoi emaile kërcënuese drejt institucioneve

Sipas njoftimit të policisë, pas një hetimi disa mujor nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, është zbatuar urdhëresa e gjykatës dhe është kryer kontroll në një lokacion në Prishtinë. Gjatë kontrollit, atij i janë gjetur dhe sekuestruar një laptop, një tablet dhe një telefon, të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale të “kanosjes”.

“Dyshohet se personi i dyshuar, në mënyrë të vazhdueshme, përmes e-maileve ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese në drejtim të institucioneve të Republikës së Kosovës si: Prokurorisë së Shtetit, Policisë së Kosovës, Universitetit të Prishtinës, si dhe në drejtim të zyrtarëve të këtyre institucioneve,” thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe pritet që të ndërmerren veprime të tjera ligjore.

Etiketat

Ofertat e fundit