Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve, Nasim Haradinaj është ndaluar nga zyrtarë të Speciales.

Haradinaj është ndaluar pas fjalimit të tij para mediave, i cili tha se nuk e njohin Gjykatën Speciale.

Fillimisht ai ka refuzuar të shkojë në veturën e hetuesve të Speciales, por më pas ai ka hyrë në veturën e Policës së Kosovës.

“Nuk shkoj me ta, vetëm me policinë e Kosovës”, tha Haradinaj