Arrestohet Jakup Krasniqi, niset për në Hagë

Jakup Krasniqi është nisur për në Hagë.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar avokati i Krasniqit, Valon Hasani. Ai shtoi se aktakuza i është konfirmuar dhe Krasniqi është nisur për në Hagë.

“Procedura ka zgjatë sepse ka qenë operacioni i bastisjes, tani sapo përfundojë bastisja është nisur për në Hagë. Dyshohet për vepra të cilat nuk janë të specifikuara”, ka thënë ai.

Ndryshe, sot që nga ora 06:00 pjestarë të EULEX-it në mbështetje me Policinë e Kosovës kanë filluar bastisjen në shtëpinë e ish-zëdhënësit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.