Arrestohen dy aktivistë sepse ngritën flamurin shqiptar në Greqi
- 28.11.2018
- Comments Off on Arrestohen dy aktivistë sepse ngritën flamurin shqiptar në Greqi
Dy aktivistë të Aleancës Kuq e Zi arrestohen nga Policia e Greqisë.

Në kuadër të 106 vjetorit të pavarsisë së Shqipërisë, dy aktivistë të Aleancës Kuq e Zi në ditën e djeshme, ngritën flamurin shqiptarë në Thesprotia.
Bazuar në raportimet e mediave helen ky akt simbolik është cilësuar si provokim për popullsinë greke.
Media greke “Tilestwra shkruan se: “Ky është një provokim dhe të gjithë po pyesin se çfarë po bëjnë autoritetet që lënë ekstremistët shqiptarë të sillen në një shtet të huaj si në shtëpinë e tyre?! Kjo është padyshim një përpjekje për të nxitur një klimë kundër Greqisë dhe për t’i dhënë zë Çamërisë, e cila pretendon për prona në fshatrat e prefekturës së Thesprotisë.”
KOMENTE0