Arrestohen 27 kosovar në Itali, dyshohen për trafikim të drogës

26.09.2020

Operacioni “Karaburuni” i policisë italiane ka përfunduar me sukses sipas autoriteteve atje, operacion ky kishte të bënte me personat që merreshin me trafikimin dhe shpërndarjen e tonelatave të drogës nëpër vendet më të njohura të Europës. Në pranga gjatë këtij operacioni kanë rënë 237 italianë, në mesin e tyre 90 shqiptarë nga Shqipëria dhe 27 […]

Arrestohen 27 kosovar në Itali, dyshohen për trafikim të drogës Foto: Ilustrim

Operacioni “Karaburuni” i policisë italiane ka përfunduar me sukses sipas autoriteteve atje, operacion ky kishte të bënte me personat që merreshin me trafikimin dhe shpërndarjen e tonelatave të drogës nëpër vendet më të njohura të Europës.

Në pranga gjatë këtij operacioni kanë rënë 237 italianë, në mesin e tyre 90 shqiptarë nga Shqipëria dhe 27 të tjerë nga Kosova.

Po ashtu ata akuzohen edhe për prodhim dhe tregtim të paligjshëm të një përzierje të paracetamolit dhe qitro-kafeinës, me ngjyra artificiale dhe që përdoreshin për të përzierë heroinën.

Të gjithë hetimin deri tani dhe planin për kapjen e tyre e udhëhoqi  Prokurori Publik i Lamezia Terme, Salvatore Curcio dhe nga zv.prokurori i Catanzaro Domenico Guarascio, raporton “Corrieredellacalabria”.

Sipas asaj që rezultoi pas hetimeve, banda kriminale drejtohej nga Francesco Abbruzzese (i quajtur “dentuzzo”) Giovanni Guidi Antonio Angelo Pelle, Massimo Albanese si dhe nga vëllezërit shqiptarë Edmond dhe Alfred Beqiri/ Ndue Sokoli, Prine Dobroshi dhe Arben Veliko, raportohet në mediat vendase.