Arrestim në Korishë të Prizrenit, i dyshuari shtiu me armë zjarri në lokal
para 36 dite
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë kosovar në fshatin Korishë të Prizrenit, pasi dyshohet se i njëjti ka shtënë me armë zjarri brenda një lokali.
Ngjarja ka ndodhur më 18 maj 2025, rreth orës 00:20.
Në vendin e ngjarjes, forcat e rendit kanë konfiskuar një armë zjarri të tipit pistoletë, si dhe gjashtë gëzhoja.
Pas shoqërimit në stacionin policor dhe intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për procedura të mëtejshme ligjore.