Arresimet nga Gjykata Speciale, Hoti thotë se janë veprime të pavarura të drejtësisë

26.09.2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti konsideron se aksionet e Gjykatës Speciale janë në rregull dhe të bazuara në ligj. Ai ka thënë se janë veprime të pavarura të drejtësisë. “Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se veprimet e Dhomave të Specializuara burojnë nga detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre ligjore dhe kushtetuese, dhe duhet konsideruar si […]

Arresimet nga Gjykata Speciale, Hoti thotë se janë veprime të pavarura të drejtësisë Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti konsideron se aksionet e Gjykatës Speciale janë në rregull dhe të bazuara në ligj.

Ai ka thënë se janë veprime të pavarura të drejtësisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se veprimet e Dhomave të Specializuara burojnë nga detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre ligjore dhe kushtetuese, dhe duhet konsideruar si veprime të pavarura të drejtësisë”, shkruan Hoti.

Ky reagim i Kryeministrit Hoti erdhi pas aksionit të djeshëm të hetuesve të Speciales, të cilët arrestuan dy udhëheqësit e veteranëve të UÇK’së, Hyseni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

Pavarsisht kësaj, Hoti ka thënë se veprimet e Speciales duhet të respektohen nga të gjithë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës beson se drejtësia është mbi të gjitha, dhe se duhet respektuar plotësisht. Po ashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të pa tjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri”, ka shtuar ai.