Lajm i mirë: Asnjë i vdekur gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Kosovë

22.09.2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka dhënë lajmin e mirë se brenda 24 orëve në Kosovë nuk është shënuar asnjë vdekje si pasojë e COVID-19. Zemaj ka falënderuar punonjësit e Institutit, për përkushtimin e madh që nga 13 marsi kur edhe u shfaqen rastet e para në Kosovë, si dhe për kujdesin e shërbimet e […]

Lajm i mirë: Asnjë i vdekur gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka dhënë lajmin e mirë se brenda 24 orëve në Kosovë nuk është shënuar asnjë vdekje si pasojë e COVID-19.

Zemaj ka falënderuar punonjësit e Institutit, për përkushtimin e madh që nga 13 marsi kur edhe u shfaqen rastet e para në Kosovë, si dhe për kujdesin e shërbimet e ofruara për qytetarët në luftimin e pandemisë, njofton SuharekaOnline.

Postimi i plotë:

Kosova edhe sot po shënon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19.

Falënderoj punonjësit e palodhshëm të Institutit, për përkushtimin e madh nga 13 marsi kur u shfaq rasti i parë me Covid-19 si dhe për kujdesin dhe shërbimet e ofruara për qytetarët dhe për luftimin e pandemisë.

Kontributi i IKShPK është i jashtëzakonshëm.

Po ashtu falenderoj përzmërshisht edhe qytetarët të cilët po bashkëpunojn me ne, në këtë rrugëtim.

Të nderuar qytetarë,

Ju ftoj që edhe më tej të jeni bashkëpunuesit tonë, sepse vetëm të bashkuar, mund të arrijmë aty ku dëshirojmë, ta largojmë pandeminë!

Bashkë mund t’ia dalim!

Vendose maskën!
Mbaje higjienën!
Ruaje distancën!