Kandidatët për Kuvend Komunal:

AAK
Bexhet Kuçi
2 Mihrije Suka
3 Aziz Bytyqi
4 Reshat Selimaj
5 Enver Shabani
6 Besa Kuqi
7 Lirim Qatani
8 Arlind Hajdaraj
9 Aferdita Mamaj
10 Vullnet Luzhnica
11 Emrush Bytyçi
12 Sanije Kuçi-Rexhepaj
13 Bujar Shala
14 Beqir Berisha
15 Florina Baftijaj
16 Gent Ndrecaj
17 Miranda Fondaj
18 Edona Hasani
19 Beqir Palushi
20 Bukurije Maksutaj
21 Fidaije Kukaj
22 Edon Sadikaj
23 Marigona Suka-Bungu
24 Liridona Balaj
25 Jeton Elshani
26 Edi Bytyqi
27 Rozeta Jahaj
28 Zgjim Gashi
29 Ylli Rraqi
30 Myrvete Shala
31 Mimoza Bajraktari
32 Driton Maliqaj
33 Saranda Bajraktari
34 Xhevxhet Gashi
LDK
Shefket Kolgeci
2 Urim Suka
3 Bulëza Kuçi
4 Flamur Bytyçi
5 Kushtrim Kuçi
6 Elmaze Bytyçi
7 Selman Kolgeci
8 Milit Elshani
9 Shqipe Ramaj
10 Alban Berisha
11 Brahim Curri
12 Jehona Shala
13 Xhavit Bytyçi
14 Qendrim Morina
15 Fahrije Sopa
16 Ali Shala
17 Vehbi Krasniqi
18 Kosovare Kokollari
19 Jeton Hoti
20 Dukagjin Latifi
21 Doruntina Zenelaj
22 Arben Hamzaj
23 Ilir Sopaj
24 Donjeta Kabashaj
25 Altin Bujari
26 Ilir Bytyçi
27 Albulena Fetiu-Hasanaj
28 Ardian Elshani
29 Dardan Vrella
30 Qendresa Shala
31 Mentor Gallapeni
32 Driton Muhaxheri
33 Besarta Daka
34 Bashkim Ndrecaj
LVV
Liridon Fandaj
2 Pranvera Berisha
3 Hetem Muharremaj
4 Laureta Tafaj
5 Agron Maliqaj
6 Jetmir Durmishi
7 Valmire Kryeziu
8 Drilon Zyba
9 Qëndrim Elshani
10 Festë Kabashi
11 Pajtim Lezi
12 Arbër Aliaj
13 Florije Gegaj
14 Arbes Gashi
15 Islam Morina
16 Erlida Bajrami
17 Arsim Muqa
18 Latif Krasniqi
19 Arbërie Bytyqi
20 Arsim Tafolli
21 Astrit Dakaj
22 Arjeta Morina
23 Sami Buzhala
24 Faton Zekolli
25 Arberita Morina
26 Faton Kololli
27 Merlinda Bekteshi
28 Besnik Kryeziu
29 Albulena Krasniqi
30 Granit Hoti
31 Gentiana Daka
32 Qendrim Gashi
33 Veton Shala
34 Yllka Kadolli
PDK
Jeton Rrakaqi
2 Dardan Berisha
3 Mevlude Kabashi
4 Egzon Kryeziu
5 Rilind Krasniqi
6 Ilirjana Basha
7 Liridon Jollxhiu
8 Jeton Baku
9 Arlinda Trolli
10 Bajram Basha
11 Arber Elshani
12 Sheqerie Zyrapi
13 Bashkim Bajramaj
14 Valon Elshani
15 Marigona Vataj
16 Reshat Selimaj
17 Shaip Selimi
18 Çendresa Krasniqi
19 Jashar Bytyçi
20 Ismet Ahmeti
21 Floriana Kadriu
22 Ardit Cikaqi
23 Artane Bytyçi
24 Flutura Shukolli
25 Blerim Selimi
26 Lutfi Kadriaj
27 Besarta Veselaj
28 Burim Gashi
29 Erjon Morina
30 Arjana Fangu
31 Muhamet Sallauka
32 Melihate Bungu
33 Floriana Gashi
34 Alush Shala
NISMA
Jehona Rrafshi
2 Avni Lubovci
3 Antoneta Berisha
4 Edonis Bytyqi
5 Kujtesë Bytyçi
6 Lavdije Gashi
7 Arsim Gollopeni
8 Sahide Muharremi
9 Blerta Rrafshi
10 Nadije Hysenaj
11 Leotrim Gashi
12 Vezire Kadriaj Maksutaj
13 Besiana Fangu
I.TH
Herolind Limaj
2 Hysni Bytyçi
3 Almenta Kryeziu
4 Lumbardh Sopa
5 Besim Krasniqi
6 Vlore Kryeziu
7 Hisen Bytyqi
8 Gëzim Helshani
9 Rita Elshani
10 Eduard Fangu
11 Mustaf Elshani
12 Fjolla Elshani
13 Ismajl Fetaj
14 Agim Kuçi
15 Nora Tërshani
16 Tauland Kuçi
17 Shaip Kuçi
18 Bleona Gashi
19 Gzim Musaj
20 Arton Baralija
21 Fahrije Hoxhaj
shfaq

Arkivat e UÇK-së, reagon Bislimi: Keqinterpretime të dëmshme, qëllimkeqe dhe të dëmshme

10.09.2021 / Lajme

Arkivat e UÇK-së, reagon Bislimi: Keqinterpretime të dëmshme, qëllimkeqe dhe të dëmshme
Foto: Ilustrim

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, është sqaruar për çështjen e arkivave të UÇK-së, që nxiti reagimeve të shumta ndaj tij.

Në një postim në Facebook, Bislimi ka thënë se deklarata e tij është keqinterpretuar qëllimshëm nga eksponentë të caktuar.

“Kërkoj ndjesë për shqetësimin e krijuar gjatë ditës së djeshme dhe sotme nga keqinterpretimet e dëmshme, qëllimkeqe dhe të turpshme, por të sinkronizuara shumë mirë, të eksponentëve të caktuar politik, të deklaratave të mia nga konferenca për media e organizuar me qëllim të informimit tuaj rreth tematikave të shtjelluara në Bruksel më 7 dhe 8 shtator”, ka shkruar ai.

Bislimi ka nxjerr disa pika që ai i quan “konkluzione” duke thënë se të gjitha dokumentet e UÇK-së dhe rreth aktivitetit të saj janë pjesë e Arkivit të Kosovës dhe se të njëjtat kanë qenë gjithherë të hapura.


Ai thotë se ato shfrytëzohen si nga vendorët, e po ashtu edhe nga ndërkombëtarët.

“Të gjitha dokumentet rreth UÇK dhe aktivitetit të saj janë pjesë e arkivit shtetëror të Kosovës. Ato kane qenë dhe vazhdojë të jenë të hapura, janë shfrytëzuar dhe shfrytëzohen si nga vendorët ashtu edhe mekanizmat ndërkombëtarë, përfshi këtu gjykatat vendore e ndërkombëtare por edhe UNMIK apo EULEX. Janë pjesë e rëndësishme e dokumentarëve dhe librave të prodhuara gjeri më tani. Në këto arkiva nuk ka asgjë të fshehtë apo të klasifikuar, njësoj siç nuk ka asnjë arsye për të fshehur. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë ushtri mbrojtëse dhe jo agresore dhe askush nuk e ka kontestuar apo konteston pastërtinë e luftës së saj. Andaj është më se e logjikshme që edhe udhëheqës si z. Lajcak kanë mundur dhe vazhdojnë të kenë mundësi për qasje të plotë në këtë segment të arkivës shtetërore të Kosovës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Të nderuar familjarë të personave të zhdukur me forcë, të nderuar pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të nderuar qytetarë,

Kërkoj ndjesë për shqetësimin e krijuar gjatë ditës së djeshme dhe sotme nga keqinterpretimet e dëmshme, qëllimkeqe dhe të turpshme, por të sinkronizuara shumë mirë, të eksponentëve të caktuar politik, të deklaratave të mia nga konferenca për media e organizuar me qëllim të informimit tuaj rreth tematikave të shtjelluara në Bruksel më 7 dhe 8 shtator.

Nga deklarata ime para mediave mund të konkludohet sa vijon (dhe çfarëdo interpretimi i ndryshëm është i padrejtë dhe qëllimkeq):

Ne e kemi me urgjencë përfundimin sa më të shpejtë të procesit të gjetjes së personave të zhdukur me forcë.

Arsyeja kryesore e ngecjeve të deritanishme (janë bërë më shumë se 20 vite nga përfundimi i luftës dhe më shumë se 10 vite nga fillimi i procesit të dialogut), qëndron në mosgatishmërinë e Beogradit për të bashkëpunuar me seriozitet. Kjo është reduktuar në moslejimin e qasjes në arkivat shtetërore të ushtrisë së Serbisë, respektivisht në departamentin që trajton luftën e vitit 1999 në Kosovë.

Hapja e këtyre arkivave është e domosdoshme nëse pala serbe dëshiron të dëshmojë konstruktivitetin e saj në proces. Përveç kësaj, kemi kërkuar që ekipet punuese të takohen sa më shpesh dhe që njëkohësisht trupat e identifikuar nga vend-gërmimi në Kizhevak të sillen sa më parë në Kosovë.

Të gjitha dokumentet rreth UÇK dhe aktivitetit të saj janë pjesë e arkivit shtetëror të Kosovës. Ato kane qenë dhe vazhdojë të jenë të hapura, janë shfrytëzuar dhe shfrytëzohen si nga vendorët ashtu edhe mekanizmat ndërkombëtarë, përfshi këtu gjykatat vendore e ndërkombëtare por edhe UNMIK apo EULEX. Janë pjesë e rëndësishme e dokumentarëve dhe librave të prodhuara gjeri më tani. Në këto arkiva nuk ka asgjë të fshehtë apo të klasifikuar, njësoj siç nuk ka asnjë arsye për të fshehur. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë ushtri mbrojtëse dhe jo agresore dhe askush nuk e ka kontestuar apo konteston pastërtinë e luftës së saj. Andaj është më se e logjikshme që edhe udhëheqës si z. Lajcak kanë mundur dhe vazhdojnë të kenë mundësi për qasje të plotë në këtë segment të arkivës shtetërore të Kosovës.

Në këtë kontekst, e vetmja palë që përfiton nga dakordimi i arritur në Bruksel (në rast se respektohet nga Serbia dhe për këtë mund të diskutojmë gjithsesi), është pala kosovare, e cila fiton mundësinë për të konsultuar dokumente të vlefshme mbi vendndodhjen e trupave të personave të zhdukur me forcë dhe ende të pagjetur. Përfundimit të ankthit të familjeve të këtyre personave do të duhej t’i gëzohemi të gjithë, e jo të tmerrohemi nga suksesi eventual i ekipit tonë të dialogut.

Ata të cilët sot dolên me sulme ndaj deklaratave të mia me argumentimin se dakordimi për hapjen e arkivave e ndryshon narrativën e “fajtorëve” per personat e zhdukur dhe madje e vendos shenjën e barazimit mes UÇK dhe Serbisë, në fakt veq kanë rënë në atë kurth me qëndrimet e tyre të deritanishme. Ka qenë mu kjo rezistencë falco dhe ne fakt e pasubstancë (meqë arkivat shtetërore të Kosovës kanë qenë të përpunuara dhe ripërpunuara shume heŕë) që i ka shërbyer narrativës së barazisë. Serbia ka patur para vetes në vazhdimësi një argument të servuar nga ne për të fshehur informacionet për të zhdukurit me forcë. Mos harroni që janë të njejtët “mbrojtës” që na e kanë gatuar “marrëveshjen” për të pagjeturit vitin e kaluar, një dokument me zero fjali thelbësore e zero përkushtim për personat e zhdukur me forcë. Për dijeninë tuaj krejt çka janë “dakorduar” në vetëm 9 fjali (dhe flasin për rëndësinë dhe ndjeshmërinë e temës) ka qenë që kjo tematikë të trajtohet vetëm pasi të ketë ardhur njohja nga Serbia. Kaq për seriozitetin, përkushtimim, profesionalizmin dhe largpamësinë e tyre.

Pjesa më e madhe e atyre që kanë orkestruar sulmet, kanë përhapur gënjeshtrat dhe shpërndarë mjegullën dhe frikën, janë të njejtit që nga pas lufta kanë fituar poste e tenderë duke u thirrë mu në emër të së njejtës UÇK. Andaj edhe duhet kuptuar gatishmërinë e tyre për ta sabotuar pamëshirshëm edhe një proces kaq të ndjeshëm, nga tmerri se mos përfundimisht pala kosovare po nxjerr një marrëveshje të dobishme nga bisedimet.

KOMENTE0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *