Ky sistem i ri ka si qëllim të thjeshtojë dhe përmirësojë mënyrën e lëshimit të kuponëve fiskalë, duke mundësuar një proces më efikas dhe të shpejtë për bizneset. Përmes një demonstrimi live, u shpjegua mënyra e funksionimit të këtij sistemi dhe mundësitë që ai ofron për të gjithë ata që operojnë në sektorin e biznesit.
Kjo do të ulë ndjeshëm kostot për bizneset, duke eliminuar nevojën për të blerë arkë fiskale të shtrenjta. Në vend të tyre, një laptop ose kompjuter dhe një printer termik janë të mjaftueshme për të lëshuar kuponë fiskalë, duke ofruar një opsion të përballueshëm dhe efikas për çdo lloj biznesi, pavarësisht madhësisë së tij.
Një tjetër funksionalitet i rëndësishëm i sistemit të ri është mundësia e lidhjes me aplikacione që skanojnë QR kodin e secilit kupon fiskal. Ky mundësi ofron mundësinë e krijimit të skemave nxitëse për qytetarët, të cilët mund të shpërblehen për marrjen e kuponëve fiskalë. Kjo do të rrisë ndërgjegjësimin dhe angazhimin e qytetarëve në mbështetje të procesit të tatimor dhe do të nxisë ata të kërkojnë kuponë pas çdo transaksioni, duke kontribuar në transparencën dhe efikasitetin e sistemit fiskal.
Në vijim, për të siguruar një implementim të suksesshëm të sistemit të ri, do të plotësohet edhe udhëzimi administrativ që do të mundësojë fillimin e fazës së pilotimit.