Një kilogram tartuf i zi në tregun e eksportit aktualisht kap vlerën e qindra eurove, duke e kthyer këtë aktivitet në një nga sektorët me përfitueshmërinë më të lartë për metër katror në vend.

Ky trend ka nxitur një industri të re mbështetëse, ku trajnimi i qenve të racës Lagotto Romagnolo është kthyer në një biznes më vete. Ndryshe nga bujqësia klasike, “gjuetia” dhe kultivimi i tartufit kërkojnë njohuri të thella laboratorike për të siguruar simbiozën mes rrënjëve të pemës dhe kërpudhës, një proces që kërkon deri në 7 vite durim përpara vjeljes së parë. Megjithatë, jetëgjatësia e prodhimit që zgjat mbi tri dekada po tërheq investitorë të rinj që synojnë tregjet luksoze të Italisë dhe Francës.