Ardian Shala zgjedhet kryetar i LDK-së në Suharekë

Pas një procesi të gjatë dhe të rregullt zgjedhor të zgjedhjeve të brendshme të LDK-së dega në Suharekë sot është zgjedhur edhe kryetari i kësaj dege.

Ardian Shala është zgjedhur kryetar i degës së LDK-së në Suharekë me 70 vota në total në krahasim 30 sa ka marrë Sali Asllanaj.

Partia më e vjetër në vend dhe ajo që kishte udhëhequr me Komunën e Suharekës afro dy dekada, LDK-ja kishte filluar procesin e brendshëm zgjedhor, proces ky që solli ndryshime në të gjitha strukturat e kësaj partie.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.