Orë më parë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një videomesazhi ka propozuar ministrat e qeverisë së tij nga radhët e LVV’së.

Më tutje Kurti ka kërkuar që edhe LDK’ja të dalë me emrat për pjesën e mbetur të ministrive.

Kësaj kërkese i’u është kundërpërgjigjur deputeti i LDK’së nga Suhareka, Ardian Shala, i cili përmes një reagimi në Facebook ka thënë se “LDK në takim duke bërë përpjekje maksimale si me sjell ndryshimin dhe arritjen e koalicionit, ndërsa VV duke u sjell sikur çdo gjë është ok dhe duke formuar qeveri njëanshëm”.

Po ashtu ai ka bërë thirrje që të uluni pak për toke, thirrni mendjen ejani e bëjmë bashkë.