Ardian Shala regjistrohet si deputet në Kuvendin e Kosovës

09.12.2019

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës njëherish edhe kryetari i degës së LDK-së në Suharekë, Ardian Shala sot është regjistruar si deputet në Kuvendin e Kosovës. Pasi që ka nisur regjistrimi i deputetëve të rinj të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, Ardian Shala së bashku me Haxhi Avdylin, Shkëmb Manaj dhe […]

Ardian Shala regjistrohet si deputet në Kuvendin e Kosovës Foto: Ilustrim

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës njëherish edhe kryetari i degës së LDK-së në Suharekë, Ardian Shala sot është regjistruar si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Pasi që ka nisur regjistrimi i deputetëve të rinj të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, Ardian Shala së bashku me Haxhi Avdylin, Shkëmb Manaj dhe Ilir Feratin kanë vendosur që sot të regjistrohen si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Janë 120 deputetë të rinj të cilët do të regjistrohen nga administrata e Kuvendit ndërsa shumë shpejt pritet të thirret seanca konstituive ku ata do të japin betimin.

Kujtojmë se Ardian Shala si kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura më 6 tetor kishte marrur gjithsej 9 mijë e 298 vota, kësisoj duke u radhitur i 16-të në listën e më të votuarëve të kësaj partie.