Ardian Shala kujton protestën e 1 Tetorit 1997: Shpërfaqi energjinë pozitive të rinisë studentore për liri e demokraci

01.10.2021

Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Slobodan Millosheviqit në fillim të viteve të 90-ta. Përpos masave të dhunshëm që regjimi kishte vendosur vite më parë…

Ardian Shala kujton protestën e 1 Tetorit 1997: Shpërfaqi energjinë pozitive të rinisë studentore për liri e demokraci

Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Slobodan Millosheviqit në fillim të viteve të 90-ta.

Përpos masave të dhunshëm që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.

Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve.

Përmes një statusi në Facebook, kryetari i LDK-së dega Suharekë njëherish edhe kandidat për kryetar të Suharekës për zgjedhjet e 17 tetorit, Ardian Shala ka kujtuar këtë ditë të rëndësishme duke u shprehur se rezistenca gjithë popullore, ishte e përfaqësuar nga të gjitha shtresat, edhe nga rinia studentore.

Shala ka thënë se protesta e 1 Tetorit shpërfaqi tërë energjinë pozitive të rinisë studentore për liri, demokraci dhe Republikën e Kosovës. Njëherësh, aparati shtetëror i okupatorit, përdori tërë mekanizmat e dhunës dhe terrorit.

Postimi i plotë i Ardian Shalës:

Shteti dhe shtetësia jonë, është ndërtuar hap pas hapi. Rezistenca gjithë popullore, ishte e përfaqësuar nga të gjitha shtresat, edhe nga rinia studentore. Demonstrata ndër më të rëndësishmet në vitet ’80 dhe ’90, mbetet ajo e 1 Tetorit 1997.

Demonstrata e 1 Tetorit shpërfaqën tërë energjinë pozitive të rinisë studentore për liri, demokraci dhe Republikën e Kosovës. Njëherësh, aparati shtetëror i okupatorit, përdori tërë mekanizmat e dhunës dhe terrorit.

Pas kësaj dite, Kosova nuk do të ishte më e njëjtë, ishte demonstratë e agut të luftës për çlirim. Andaj, sot me nderim, e kujtojmë këtë demonstratë historike, e cila bëri jehonë në botë, duke përcjellë mesazhin se një popull po kërkon liri.

Etiketat

Ofertat e fundit