Ardian Shala: Kjo pasiguri qytetare është e padurueshme

20.03.2019

Vrasja e 36 vjeçarit në një kazino në Lipjan ka tronditur qytetarët me faktin se një e tillë para pak ditësh kishte ndodhur edhe në Suharekë. Reagimet e qytetarëve janë me vend dhe nga më të ndryshmet që zgjojnë frikën e pasigurisë tek ta. Edhe asambleisti i LDK-së në Suharekë, Dr. Ardian Shala ka reaguar […]

Ardian Shala: Kjo pasiguri qytetare është e padurueshme Foto: Ilustrim

Vrasja e 36 vjeçarit në një kazino në Lipjan ka tronditur qytetarët me faktin se një e tillë para pak ditësh kishte ndodhur edhe në Suharekë.

Reagimet e qytetarëve janë me vend dhe nga më të ndryshmet që zgjojnë frikën e pasigurisë tek ta.

Edhe asambleisti i LDK-së në Suharekë, Dr. Ardian Shala ka reaguar lidhur me lajmin e hidhur për vrasjen në kazino.

Perseri vrasje në një Kazino.
Kah po shkojmë kështu?
Kazinot si janë hapur / mbyllen .
Por fajtori duhet kërkuar kush po i hap ato , kush po i mbronë dhe falë kryesit e këtyre vrasjeve , dhunimeve, e vjedhjeve, si po deportohen qytetaret e huaj jashtë normave ligjore, si po ndodhe pushtimi i PTK, pushtimi i bordeve tjera shoqerore ?
Ose një riorganizim i sistemit te drejtesi/ policisë ose të jap llogari komplet kjo qeveri e kapur deri ne palcë sepse kjo pasiguri qytetare eshte e padurueshme, ka shkruar Shala.