06.10.2019, 21:18

Ardian Shala fiton bindshëm në Mushtisht

Ka përfunduar afati kohor për zgjedhjet parlamentare, ku qytetarët kanë pasur mundësinë që të votojnë të preferuarin e tyre për kryeministër të Kosovës si dhe për pesë kandidatë për deputetë.

Derisa ka filluar numërimi i votave në vendvotimet e Kosovës në fshatin Mushtisht të Komunës së Suharekës sipas rezultateve preliminare LDK e Ardian Shalës ka fituar bindshëm ndaj kundërshtarëve të tij.

Sipas këtyre rezultateve preliminare LDK e Ardian Shalës nga gjithsejtë 1938 vota ka marrë 824 vota duke e lënë PDK-në me 583 vota dhe AAK-PSD 278 vota.

LEXO EDHE:  Për 24 orë, 45 aksidente e 29 persona të arrestuar
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.