Ardhja e vazhdueshme e mërgimtarëve, pritje deri në 2 orë për të hyrë në Kosovë

24.12.2020

Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, shumë mërgimtarë ia kanë mësyrë Kosovës për t’i kaluar festat e fundvitit pranë familjarëve. Këtë më së miri e dëshmon edhe fakti që tashmë rrugët kanë filluar të mbushen me automjete me targa nga vende të ndryshme evropiane ku gjenden mërgimtarët tanë. Në këto sezone maltretimi më i […]

Ardhja e vazhdueshme e mërgimtarëve, pritje deri në 2 orë për të hyrë në Kosovë Foto: Ilustrim

Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, shumë mërgimtarë ia kanë mësyrë Kosovës për t’i kaluar festat e fundvitit pranë familjarëve.

Këtë më së miri e dëshmon edhe fakti që tashmë rrugët kanë filluar të mbushen me automjete me targa nga vende të ndryshme evropiane ku gjenden mërgimtarët tanë.

Në këto sezone maltretimi më i madhë mërgimtarëve iu bëhet në vendkalimet kufitare, e sidomos në ato me Serbinë, ku nga pala serbe vonesat janë aq të mëdhsa saqë pritjet për të hyrë zgjasnin deri në 6 orë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit aktualisht në të gjitha pikat e kalimit kufitar pritjet për të hyrë në Kosovë janë 3 deri në 5 minuta.

Por pritjet më të gjata (30-40 minuta, 100-120 minuta) janë në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë, ku bëhet e ditur se kolonat janë të gjata deri 200-300 metra (Merdarë) dhe 500 deri në 600 metra (Dheu i Bardhë).

Pikat e Kalimit KufitarHyrje (min)Dalje (min)Kolona (metra) 
Hyrje
Kolona (metra) 
Dalje
Glloboqicë03-0503-050000
Qafë e Prushit03-0503-050000
Qafë e Morinës03-0503-050000
Kullë03-0503-0500COVID19 test required
Bërnjak03-0503-050000
Vërmicë03-0503-050000
Hani i Elezit03-0503-050000
Jarinje03-0503-050000
Mutivodë03-0503-050000
Muçibabë03-0503-050000
Dheu i Bardhë100-12003-05500-60000
Merdarë30-4003-05200-30000