Ardhja e mërgimtarëve, në mëngjesin e sotëm nuk kishte pritje të gjata në pikat kufitare të Kosovës

26.12.2022

Mërgimtarët nga shtete të ndryshme të Europës kanë marr rrugën drejt vendlindjes për të kaluar festat e fundvitit. Rrugëtimi i mërgimtarëve nga shtete të ndryshme për të ardhur në Kosovë nuk është aspak e lehtë për ta, ku pothuajse çdo herë në pika kufitare presin me orë të tëra. Mirëpo, në mëngjesin e së hënës, […]

Ardhja e mërgimtarëve, në mëngjesin e sotëm nuk kishte pritje të gjata në pikat kufitare të Kosovës Foto: Ilustrim

Mërgimtarët nga shtete të ndryshme të Europës kanë marr rrugën drejt vendlindjes për të kaluar festat e fundvitit.

Rrugëtimi i mërgimtarëve nga shtete të ndryshme për të ardhur në Kosovë nuk është aspak e lehtë për ta, ku pothuajse çdo herë në pika kufitare presin me orë të tëra.

Mirëpo, në mëngjesin e së hënës, situata në vendkalimet kufitare për të hyrë në Kosovë ka qenë e qetë, shkruan SuharekaOnline.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga përditësimi i fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit.

Në pikë kalimet kufitare me Serbinë, aty ku pothuajse gjithmonë ka fluks më të madh, pritja për të hyrë nga Merdari për në Kosovë është nga 3-5 minuta.

Poashtu, gjendje e njejtë është edhe në vendkalimin kufitar tek Dheu i Bardhë, ku pritja për të hyrë në Kosovë është 3-5 minuta.