Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në vendkalimet kufitare

25.07.2023

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me gjendjen në vendkalimet kufitare. Gjendja në vendkalimet kufitare gjatë mëngjesit të sotëm raportohet të jetë e qetë, ku dalja dhe hyrja në territorin e Kosovës mund të bëhet nga 3 deri në 10 minuta. Edhe në vendkalimet kufitare me Serbinë, Dheu i […]

Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në vendkalimet kufitare Foto: Ilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me gjendjen në vendkalimet kufitare.

Gjendja në vendkalimet kufitare gjatë mëngjesit të sotëm raportohet të jetë e qetë, ku dalja dhe hyrja në territorin e Kosovës mund të bëhet nga 3 deri në 10 minuta.

Edhe në vendkalimet kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Muçibabë nuk raportohet për kolona, të paktën deri tani.

Ditëve paraprake në këto vendkalime kufitare janë krijuar kolona të gjata, ku bashkatdhetarët janë detyruar të presin deri në pesë orë.