Arbër Bullakaj nuk arrin të bëhet deputet por zë vendin e parë plotësues

20.10.2019

I treti për nga numri i votave (14 mijë e 983 sosh) ka qenë pikërisht Arbër Bullakaj. Në këto rrethana, ai zë vendin plotësues ose “rezervë” që e praktikojnë të gjitha partitë parlamentare. Nga rezultatet që deri tani janë shpallur, ende nuk dihet nëse ndonjëri nga ta është zgjedhur. Por, Arbër Bullakaj ka njoftuar përmes […]

Arbër Bullakaj nuk arrin të bëhet deputet por zë vendin e parë plotësues Foto: Ilustrim

I treti për nga numri i votave (14 mijë e 983 sosh) ka qenë pikërisht Arbër Bullakaj. Në këto rrethana, ai zë vendin plotësues ose “rezervë” që e praktikojnë të gjitha partitë parlamentare.

Nga rezultatet që deri tani janë shpallur, ende nuk dihet nëse ndonjëri nga ta është zgjedhur. Por, Arbër Bullakaj ka njoftuar përmes një postimi në Fb se votat e grumbulluara nuk i kanë mjaftuar për t`u zgjedhur, shkruan suharekaonline.com.

Në kantonin e tij, St. Gallen, partia e tij SP-ja ka synuar të merrte tre vende në parlament. Por ajo ka arritur t`i marrë sërish vetëm dy vende. I treti për nga numri i votave (14 mijë e 983 sosh) ka qenë pikërisht Arbër Bullakaj. Në këto rrethana, ai zë vendin plotësues ose   “rezervë” që e praktikojnë të gjitha partitë parlamentare. Kjo i bie që në rast të tërheqjes së njërës nga dy deputetet e zgjedhura, Bullakaj inkuadrohet si deputet në parlament.

Më poshtë, njoftimi që ka bërë Arber Bullakaj:

“Të dashur miq! Ne, mjerisht nuk mundëm të fitonim edhe një  vend (të tretin për SP të Kantonit St. Gallen, v.j.). Kjo natyrisht është për të ardhur shumë keq pasi që ne kemi treguar shumë angazhim së bashku.

Lajmi i mirë është: Unë kam zënë vendin e parë rezervë. Këtë e kam arritur falë kush! Falënderime të perzemërta për të gjithë”.