Anulohet takimi i grupeve punues ndërmjet VV-së dhe LDK-së

18.10.2019

Takimi i paraparë ndërmjet grupeve punuese të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, sipas disa burimeve brenda kësaj të fundit, është anuluar. Nga Lëvizja Vetëvendosje konfirmuan anulimin e takimit por që sipas tyre ende nuk dihet për detajet e anulimit. Takimi ishte paraparë të mbahej në orën 11:00. Ky takim vjen pas takimit ditë […]

Anulohet takimi i grupeve punues ndërmjet VV-së dhe LDK-së Foto: Ilustrim

Takimi i paraparë ndërmjet grupeve punuese të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, sipas disa burimeve brenda kësaj të fundit, është anuluar.

Nga Lëvizja Vetëvendosje konfirmuan anulimin e takimit por që sipas tyre ende nuk dihet për detajet e anulimit.

Takimi ishte paraparë të mbahej në orën 11:00.

Ky takim vjen pas takimit ditë më parë, të dy kandidatëve për kryeministër, Albin Kurtit nga VV-ja dhe Vjosa Osmanit nga LDK-ja ishin takuar në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Para disa ditësh, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka theksuar se me Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk do të diskutohet për postin e kryeministrit.

Sipas rezultateve preliminare partia e parë është Vetëvendosje me 25.50 %, pas saj radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83 %, kurse Partia Demokratike e Kosovës me 21.25%.