13.09.2019, 9:15

Anton Quni: 15 mijë veteranë të UÇK-së janë të vërtetë

Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se numri real i veteranëve të luftës do të duhej të ishte 15 mijë, të kategorisë luftëtarë.

Quni dje në RTV Dukagjini ka thënë se Prokuroria nuk ka arritur të identifikojë të gjithë veteranët e rremë.

‘’Numri i vërtetë i veteranëve luftëtarë do të duhej të ishte diku 15 mijë. Të tjerët, vetarënë që nuk i takojnë kësaj kategorie, por dy kategorive tjera. Nëse kërkojmë adresën e  bastardimit të kësaj situate. Problemet fillojjnë që në legjislacion”, tha ai.

“Komandatët kanë përdorur standard të ndryshme rreth definicionit. Pastaj ndikime politike, dhe në fund mungesa e ekspertizës për gjithë veranët e rremë. Por aty gjenden edhe veteran që e meritojnë atë status”, shtoi Quni.

LEXO EDHE:  Arbër Bullakaj nuk arrin të bëhet deputet por zë vendin e parë plotësues
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.