[ANKETË] Numri i të diplomuarve të papunë në Komunën e Suharekës!

24.05.2019

Mijëra studentë të Kosovës që përfundojnë studimet në universitetet publike dhe private mbesin të papunë. Por, vetëm një numër i vogël i të diplomuarve arrijnë që të gjejnë punë në tregun e Kosovës. Një nga problemet janë drejtimet që kanë studiuar studentët. Për shembull brenda një viti diplomohen qindra studentë në drejtimet e ekonomisë, juridikut, […]

[ANKETË] Numri i të diplomuarve të papunë në Komunën e Suharekës! Foto: Ilustrim

Mijëra studentë të Kosovës që përfundojnë studimet në universitetet publike dhe private mbesin të papunë.

Por, vetëm një numër i vogël i të diplomuarve arrijnë që të gjejnë punë në tregun e Kosovës. Një nga problemet janë drejtimet që kanë studiuar studentët.

Për shembull brenda një viti diplomohen qindra studentë në drejtimet e ekonomisë, juridikut, sociologjisë, edukimit, pedagogjisë, psikologjisë etj., dhe tregu i Kosovës nuk ka mundësi që të ofrojë vende punë as për së afërmi për këta të sapodiplomuar.

Jeni i diplomuar dhe jeni i papunë?

Ju ftojmë që të plotësoni anketën e mëposhtme që të nxjerrim statistika sa më të sakta për numrin e qytetarëve të Komunës së Suharekës që kanë përfunduar shkollimin universitar dhe nuk janë në mardhënie pune.

Mund të përgjigjeni edhe këtu: https://forms.gle/rVheM7sRoTGDuJpy8