Ankesat për fatura të larta, KESCO: Kush harxhon më shumë se 800 kilovatë, paguan me tarifë më të lartë

26.12.2023

KESCO ka dalë më një reagim pas ankesave të qytetarëve se faturat e këtij muaji kanë ardhur shumë më të larta se ato të muajit paraprak. Nga KESCO kanë thënë se rritja e vlerës se faturave në ketë muaj dimri është rezultat i rritjes së konsumit të energjisë elektrike, veçanërisht te konsumatorët që e përdorin […]

Ankesat për fatura të larta, KESCO: Kush harxhon më shumë se 800 kilovatë, paguan me tarifë më të lartë Foto: © Hallka Marketing Agency

KESCO ka dalë më një reagim pas ankesave të qytetarëve se faturat e këtij muaji kanë ardhur shumë më të larta se ato të muajit paraprak.

Nga KESCO kanë thënë se rritja e vlerës se faturave në ketë muaj dimri është rezultat i rritjes së konsumit të energjisë elektrike, veçanërisht te konsumatorët që e përdorin energjinë elektrikë për ngrohje.

Tutje, thuhet se ata që shpenzojnë mbi 800 kilovatë paguajnë me tarifë më të lartë.

“KESCO njofton konsumatorët dhe opinionin publik që nuk ka pasur rritje të tarifave fundore. Tarifat e energjisë elektrike janë rishikuar dhe rritur afërsisht 15% krahasuar me tarifat 2022-2023, me vendim të ZRrE-së, më 1 prill 2023. Rritja e vlerës se faturave në ketë muaj dimri është rezultat i rritjes së konsumit të energjisë elektrike, veçanërisht te konsumatorët që e përdorin energjinë elektrikë për ngrohje. Konsumimi i energjisë elektrike në vlerë më shumë se 800 kËh në muaj faturohet me tarifë më të lartë, ashtu siç paraqiten në çdo faturë te konsumatorëve. Shih Vendimin e ZRrE-së”, thuhet në njoftim.

Tjetër arsye thonë se është edhe që vitin e kaluar, Qeveria ka subvencionuar konsumatorët që kanë kursyer.

“ZRRE ka ndërtuar një strukturë tarifore të ndarë në blloqe shpenzuese. Kështu, nëse ju si konsumator familjar konsumoni deri në 800 kWh, atëherë i nënshtroheni vetëm dy blloqeve, ditën dhe natën, të cilat në dimër fillojnë nga ora 22:00 deri në orën 7:00. Gjatë ditës çmimi është 7.79 cent për kWh, ndërsa natën rreth 57 për qind më i lirë, pasi llogaritet me 3.34 cent për kËh. Megjithatë, çmimet ndryshojnë për konsum mbi 800 kWh. Nëse një konsumator konsumon 1600 kWh, atëherë pjesa deri në 800 kWh llogaritet me çmimet e lartpërmendura. Ndërsa pjesa e mësipërme llogaritet me 2 tarifa të tjera: ajo e larta gjatë ditës që shkon në 14.45 cent për kWh ose 85.5 për qind më shtrenjtë, dhe ajo e natës 6.81 cent për kWh ose gati 104 për qind më e shtrenjtë se shpenzimi nën 800 kWh”, thuhet tutje në njoftim.