Anëtari i VV-së – Mustafës: Bëje marrëveshjen, shfrytëzoje shansin me e pastru LDK-në nga mëkatet e së kaluarës

20.01.2020

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Donik Sallova, i është drejtuar liderit të LDK-së, Isa Mustafa duke i thënë të shkojë në tavolinë të Albin Kurtit në Kuvend, të bëjë marrëveshjen dhe të shfrytëzojë shansin që të pastrojë LDK-në nga mëkatet e së kaluarës. Sipas tij, Mustafa duhet të bëhet bashkëpunëtor i Qeverisë në luftën kundër krimit […]

Anëtari i VV-së – Mustafës: Bëje marrëveshjen, shfrytëzoje shansin me e pastru LDK-në nga mëkatet e së kaluarës Foto: Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Donik Sallova, i është drejtuar liderit të LDK-së, Isa Mustafa duke i thënë të shkojë në tavolinë të Albin Kurtit në Kuvend, të bëjë marrëveshjen dhe të shfrytëzojë shansin që të pastrojë LDK-në nga mëkatet e së kaluarës.

Sipas tij, Mustafa duhet të bëhet bashkëpunëtor i Qeverisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Madje Sallova tha se i pari i LDK-së duhet të harrojë që populli do e lë të realizojë skenarin e Thaçit, për të mbajtur PDK-në në pushtet.

Postimi i plotë:

Isë, shko ulu në tavolinë ku po të pret Albini në Kuvend, bëje marrëveshjen, shfrytëzoje shansin me pastru LDK-në nga mëkatat e së kaluarës, bëhu bashkëpunëtor i Qeverisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Harroje që populli ka me të lanë me realizu skenarin e Thaçit për ta mbajtur PDK-në në pushtet!