Analisti Faton Avdullahu aderon në PDK, Hoxhaj premton listë të pastër

28.12.2020

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një konference për media të mbajtur në selinë e kësaj partie ka prezentuar aderimin e ri në PDK. Analisti Faton Avdullahu ka aderuar sot në Partinë Demokratike të Kosovës. Hoxhaj ka thënë se ardhja e tij tregon se PDK-ja është shtëpi e madhe e cila […]

Analisti Faton Avdullahu aderon në PDK, Hoxhaj premton listë të pastër Foto: Ilustrim

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një konference për media të mbajtur në selinë e kësaj partie ka prezentuar aderimin e ri në PDK.

Analisti Faton Avdullahu ka aderuar sot në Partinë Demokratike të Kosovës. Hoxhaj ka thënë se ardhja e tij tregon se PDK-ja është shtëpi e madhe e cila i ka hapur dyert.

“Arsyeja e një aderimi të tillë është se Kosova po kalon në një fazë të vështirë ekonomik, politik e social”, ka thënë ai.

Ndërsa Avdullahu ka thënë se arsyet pse ka vendosur t’i bashkohet PDK-së janë të shumta duke shtuar se nuk ka trokitur në dyert e PDK-së por i ka gjetur të hapura.

“Ato janë të hapura sot më shumë se kurrë për njerëz të ri dhe për të bërë ndryshimin e madh. Më bren ndërgjegjja që nuk jam bashkuar më herët. Unë jam i bindur se një parti politike duhet të vlerësohet nga rrënjët”, ka thënë ai.