Hoxha ka bërë thirrje që qytetarët të shmangin qëndrimin pranë pemëve, shtyllave elektrike dhe objekteve të paqëndrueshme, si dhe të kenë kujdes gjatë qarkullimit në rrugë.
Ai ka njoftuar se Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjenca është në gatishmëri të plotë për të monitoruar situatën dhe për të ndërmarrë veprimet e nevojshme në rast të paraqitjes së situatave emergjente.