Amerika kërkon pezullimin e menjëhershëm të taksës ndaj Serbisë, paralajmëron pasoja

14.01.2019

Siç dihet, në muajin nëntor, Qeveria e Kosovës i vendosi taksë 100% produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovina, ku Amerika deri më tani e kishte përkrahur këtë vendim, por tani Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve dhe Departamenti i Shtetit Amerikan, formuan një pozicion të tyre lidhur me çështjen e taksës së vendosur nga […]

Amerika kërkon pezullimin e menjëhershëm të taksës ndaj Serbisë, paralajmëron pasoja Foto: Ilustrim

Siç dihet, në muajin nëntor, Qeveria e Kosovës i vendosi taksë 100% produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovina, ku Amerika deri më tani e kishte përkrahur këtë vendim, por tani Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve dhe Departamenti i Shtetit Amerikan, formuan një pozicion të tyre lidhur me çështjen e taksës së vendosur nga Qeveria, po ashtu ata formuan pozicionin e tyre edhe për çështjen e dialogut ndërmjet shtetit të Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Disa burime që i kanë sigururar ekipi i Klan Kosovës, siguruan edhe mesazhin e qartë i cili ky mesazh tashmë iu është transmetuar autoriteteve shtetërore kosovare në formë të shkruar.

Administrata Amerikane në këtë qëndrim i përmbledhi 8 pika kryesore:
1. “Masat tarifore janë marrë pa asnjë konsultim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

2. “Shprehim zhgënjimin e thellë që pas letrës së Presidentit Trump drejtuar Presidentit Thaçi, jo vetëm që nuk ka pasur reflektim pozitiv nga ana e Qeverisë së Kosovës, por janë shtuar produktet të cilat i nënshtrohen tarifës“.

3. “Kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të tarifës. E njëjta tarifë mund të rivendoset në rast se dështon marrëveshja me Serbinë“.

4. “Mbështetja e SHBA-ve për Kosovën nuk është e pakushtëzuar. Kosova për momentin e bart barrën e rrezikimit të dështimit të dialogut“.

5. “Nëse tarifa nuk suspendohet urgjentisht, SHBA-të do të suspendojnë asistencën në fushën e sigurisë, pra mbështetjen për FSK“.

6. “Suksesi dhe arritja e marrëveshjes nuk ndërlidhen me rolin e znj. Federica Mogherini dhe BE-në. Arritja e marrëveshjes është interes strategjik i SHBA-ve, prandaj është e papranueshme për ne vënia në pikëpyetje e këtij qëllimi strategjik nga ana e veprimeve të papergjegjshme të liderëve kosovarë”.

7. “Në rast se marrëveshja dështon për shkak të Kosovës, barrën e përgjegjësisë dhe pasojat do t’i bartë vetë Kosova dhe individët përgjegjës për këtë dështim“.

8. “Kosova me sjelljet e saja të papërgjegjshme po e rrezikon seriozisht miqësinë me SHBA-të”.

Sipas Klan Kosovës, ky mesazh u përcjell edhe tek 5 institucionet relevante shtetërore të Kosovës përmes kanaleve diplomatike.