Amerika do ta pajisë Kosovën me 250 Autoblinda
Kadri Veseli i cili është Kryetari i Kuvendit të Kosovës, tha se krijimi i Ushtrisë së Kosovës do të jetë vazhdimësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), po ashtu Kryetari i Kuvendit të Kosovës tha se pajisjet ushtarake të cilat i ka dhuruar Amerika në shenjë respekti, janë në rrugëtim por nuk ka caktuar asnjë…
Kadri Veseli i cili është Kryetari i Kuvendit të Kosovës, tha se krijimi i Ushtrisë së Kosovës do të jetë vazhdimësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), po ashtu Kryetari i Kuvendit të Kosovës tha se pajisjet ushtarake të cilat i ka dhuruar Amerika në shenjë respekti, janë në rrugëtim por nuk ka caktuar asnjë datë se kur do të arrijnë mjetët.
Veseli theksoi se: “Ushtria është krijuar me 14 dhjetor, është ditë heroike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të thotë është vazhdimësi, më lejoni ta theksoj këtë fakt edhe procesi i transformimit tani në Ushtri, do të marrë disa vite, të jemi korrekt, për vet faktin se do të zgjerohen kapacitetet”.
Po ashtu, Veseli tha se në Ushtrinë e Kosovës janë pjesëmarrës rreth 5 mijë ushtarë aktiv.
“Tanimë në ushtrinë aktive do të jenë 5-mijë forca të armatosura, do të ketë pajisje. Kemi filluar pajisjet, të cilat janë mjete të blinduara. Do të ketë armatime. Armatime të cilat janë për doktrinën tonë të mbrojtjes të cilën e ka Republika e Kosovës. S’do të jetë doktrinë agresive, por doktrinë e partneritetit, është doktrinë e fqinjësisë së mirë, është doktrinë e kryerjes së obligimeve Kosova me partnerët ndërkombëtarë në fushën globale të sigurisë”.
Veseli foli edhe për automjetet që doli në fotografi sa ishte në Amerikë dhe spjegoi se sa autoblinda do t’i ketë Ushtria e Kosovës.
“Sa isha atje, më pyetnin ‘Kryetar mos po janë vetëm fotografi’ pra ‘a do të vijë ato armatime?’, ato janë duke ardhur në Kosovë. Kosova, Ushtria e Kosovës do të ketë rreth 250-mjete të blinduara të tilla. Do të marrim edhe pajisje të tjera të cilat janë edhe në aspektin më ofensivë por edhe më defensive, për aq sa do të ketë edhe pajisje të cilat do të jenë në mbrojtjen e hapësirës tonë ajrore edhe tokësore”.