Solidarizim Ambasadori Minxhozi falënderon Shaqir Palushin për ndihmat gjatë tërmetit

Më 26 nëntor në orët e hereshme të mëngjesit Shqipërinë e goditi një tërmet i fuqishëm prej 6.4 ballë, ku rreth 50 persona mbetën të vdekur, qindra persona të lënduar e shumë godina u shkatërruan.

Zonat e prekura nga ky tërmet ishin më shumë Thumana dhe Durrësi, ku përveç zjarrfikësve të Komunës së Suharekës që shkuan në këto zona për kërkim-shpëtim, ku edhe u dekoruan me titullin për “Merita të Veçanta Civile”, për heroizmin dhe solidaritetin vëllazëror.

Po ashtu edhe disa biznese të Komunës së Suharekës duke përfshirë kompaninë “Frutex” i drejtuar nga Shaqir Palushi i ndihmuan banorët e zonave të dëmtuara nga tërmeti, me ndihma materiale dhe financiare.

Prandaj për ndihmën e tyre për banorët e Thumanës dhe Durrësit, sot ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka pritur në një takim falënderues një grup përfaqësuesish të bizneseve të Komunës së Suharekës.

Kujtojmë se Shaqir Palushi e kishte nisur një kamion i ngarkuar me ndihma si 12150 litra lëngje, 11 dyshek dhe 60 batanije e që vlera e donacionit e kaloi shifrën mbi 7000 euro.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.