Ambasadori Kosnett përfundoi takimin me liderët shtetëror

31.01.2019

Sot, takimi i Ambasadorit Kosnett me liderët shtetërorë, ka përfunduar, ku ai u largua menjëherë nga presidenca. Pasi përfundoi takimi i Kosnett me liderët shtetërorë, ai menjëherë u largua nga presidenca, kurse liderët shtetërorë vazhdojnë të jenë prezent ende brenda Presidencës. Shtimi i presionit ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për pezullimin e taksës, ky […]

Ambasadori Kosnett përfundoi takimin me liderët shtetëror Foto: Ilustrim

Sot, takimi i Ambasadorit Kosnett me liderët shtetërorë, ka përfunduar, ku ai u largua menjëherë nga presidenca.

Pasi përfundoi takimi i Kosnett me liderët shtetërorë, ai menjëherë u largua nga presidenca, kurse liderët shtetërorë vazhdojnë të jenë prezent ende brenda Presidencës.

Shtimi i presionit ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për pezullimin e taksës, ky ishte shkaku i takimit me ambasadorin Kosnett, këto presione nuk po bëhen vetëm nga Amerika por, edhe nga Bashkimi Evropian (BE).

Ndërkohë, kjo është hera e parë pas një kohe të gjatë që u takuan dy krerët e lartë të shtetit, Thaçi dhe Haradinaj.

Po ashtu edhe dje ka pasur një takim me koalicionin qeverisës, ku ata kanë bërë përpjekje për të gjetur zgjidhje rreth taksës 100% ndaj mallrave serbe dhe ato bosnjake, pasi SHBA-të dhe BE-ja po kërkojnë që të bëhet pezullimi i taksës.

Në takim është biseduar për tejkalimin e situatës brenda dy ditëve, dhe janë ndarë detyrat për ta tejkaluar këtë situatë të pakëndshme me sponzorin kryesor të Pavarësië së Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa, java e ardhshme do të jetë vendimtare për heqjen e taksës ose pezullimin e përkohëshme të saj.