Ambasadori i ShBA-së në Kosovë takohet me Kurtin, e uron për fitoren në këto zgjedhje

16.02.2021

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka pritur në takim Ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip S. Kosnett. Kosnett i shoqëruar nga këshilltarja e tij për çështje politike Amy Carnie janë takuar së bashku me Albin Kurtin, anëtaren e kryesisë së Lëvizjes, Arbërie Nagavci dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj. Ambasadorin e […]

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë takohet me Kurtin, e uron për fitoren në këto zgjedhje Foto: Ilustrim

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka pritur në takim Ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip S. Kosnett.

Kosnett i shoqëruar nga këshilltarja e tij për çështje politike Amy Carnie janë takuar së bashku me Albin Kurtin, anëtaren e kryesisë së Lëvizjes, Arbërie Nagavci dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj.

Ambasadorin e ShBA-së në Kosovë,Philip S. Kosnett ka uruar që nga ky proces sa më parë të kemi një qeveri e parlament funksional.

Njoftimi i plotë:

Ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, z. Philip S. Kosnett të shoqëruar nga këshilltarja e tij për çështje politike Amy Carnie, i priti sot në mëngjes në takim Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi kandidati për kryeministër, Albin Kurti, bashkë me anëtaren e kryesisë së Lëvizjes, Arbërie Nagavci, dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj. Ambasadori, z. Kosnett uroi kryetarin Kurti për fitoren në këto zgjedhje duke i dëshiruar sukses të mëtejmë.

Ai uroi që nga ky proces sa më parë të kemi një qeveri e parlament funksional. Kryetari Kurti e falënderoi për urimin dhe vizitën, dhe ndau bindjen që shumë shpejt do ta kemi qeverinë e re, dhe mundësinë për të bashkëpunuar për projekte konkrete që ndihmojnë shtetndërtimin demokratik, zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve tona.