Ambasadori i Finlandës: Kosova në rrugën e duhur drejt BE-së dhe organizatave euroatlantike

08.09.2025

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka dhënë një mesazh optimist për të ardhmen e vendit, duke theksuar se Kosova është në rrugën e duhur drejt organizatave evropiane dhe euroatlantike.

Ambasadori i Finlandës: Kosova në rrugën e duhur drejt BE-së dhe organizatave euroatlantike Foto: Ilustrim

Në një intervistë për The Geopost, në përfundim të mandatit të tij trevjeçar diplomatik në Kosovë, Nissinen ndau reflektimet për përvojën personale dhe profesionale në vend. Ai theksoi se gjatë kësaj periudhe ka punuar për forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Finlandës përmes projekteve në arsim, shoqëri civile, integrim evropian dhe luftë kundër dezinformimit.

Ambasadori finlandez foli për momentet më domethënëse të misionit të tij diplomatik dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet dhe qytetarët e Kosovës, duke nënvizuar bindjen e tij se vendi ka perspektivë të qartë drejt integrimit ndërkombëtar.

“Unë besoj se Kosova është në rrugën e duhur drejt organizatave evropiane dhe euroatlantike. Mesazhi im është i thjeshtë – investoni në njerëz, në arsim, shëndetësi dhe krijim të vendeve të punës. Ky model ka funksionuar në Finlandë dhe jam i bindur se do të funksionojë edhe në Kosovë”, deklaroi Nissinen.

Ai përcolli mesazhe të qarta për domosdoshmërinë e investimit në edukim, zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe bashkëpunimin e gjerë shoqëror si rrugë drejt një të ardhmeje më të sigurt dhe evropiane për Kosovën.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More