Ambasadori Gjerman: Personat që udhëtojnë nga Kosova për në Gjermani duhet të karantinohen 10 ditë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorg Rohde, ka njoftuar se të gjithë ata që duan të udhëtojnë nga Kosova për në Gjermani, duhet të regjistrohen online. Gjithashtu, Rohde ka thënë se personat që udhëtojnë nga Kosova për në Gjermani duhet t’i nënshtrohen një karantinimi të detyruar 10 ditor. “Njoftim i ri për COVID-19: Informacionet momentale […]
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorg Rohde, ka njoftuar se të gjithë ata që duan të udhëtojnë nga Kosova për në Gjermani, duhet të regjistrohen online.
Gjithashtu, Rohde ka thënë se personat që udhëtojnë nga Kosova për në Gjermani duhet t’i nënshtrohen një karantinimi të detyruar 10 ditor.
“Njoftim i ri për COVID-19: Informacionet momentale për udhëtim nga Kosova në Gjermani: Nga sot, testet janë të obligueshme kur hyni në Gjermani, para se të hyni, obligoheni të regjistroheni në mënyrë elektronike. Pasi të hyni ju pret 10 ditë karantinë”, ka shkruar Rohde në Twitter.
Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 206 raste të reja me COVID-19 dhe janë regjistruar 6 viktima.