Ambasadori britanik dënon sulmin në Zubin Potok: Kërkon hetim të shpejtë

para 14 dite

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar pas sulmit që ka ndodhur në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku u dëmtua kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

Ambasadori britanik dënon sulmin në Zubin Potok: Kërkon hetim të shpejtë

Në një postim në rrjetin social Facebook, ambasadori Hargreaves ka kërkuar që të kryhet një hetim i shpejt dhe i plotë për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë.

“Incidenti i rëndë në Zubin Potok sonte ka pasoja potencialisht të rënda për furnizimin me energji dhe ujë të komuniteteve të ndryshme në shumë pjesë të Kosovës. Duhet të hetohet shpejt për çdo sulm të qëllimshëm në infrastrukturën kritike”, ka shkruar ambasadori britanik.

LEXO EDHE:  Policia e Kosovës bastis dy lokacione në Zubin Potok, konfiskohen pajisje ushtarake

Etiketat