Ambasada italiane e kënaqur me vendimin për mallrat serbe: Një hap më afër integrimit evropian

08.10.2024

Ambasada e Italisë në Kosovë e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndryshimin e masës për mallrat serbe që hyjnë në Kosovë.

Ambasada italiane e kënaqur me vendimin për mallrat serbe: Një hap më afër integrimit evropian

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Ambasada e Italisë e quan këtë vendim si lëvizje kyçe për integrimin rajonal nga Procesi i Berlinit dhe një hap më afër drejt integrimit evropian.

“Italia ka kënaqësinë të shohë Qeverinë e Kosovës duke hapur pikën e kalimit Merdare për mallra nga Serbia. Është një lëvizje kyçe për integrimin rajonal të parashikuar nga Procesi i Berlinit dhe një hap më afër integrimit evropian i inkurajuar nga Plani i Rritjes. Një qasje shumëpalëshe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve shpërblehet”, shkruhet në postim.

🇮🇹 is pleased to see 🇽🇰 Government opening the #Merdare crossing point for goods from 🇷🇸. It is a key move for regional integration foreseen by #BerlinProcess and a step closer to 🇪🇺 integration encouraged by #GrowthPlan. A multilateral approach to resolving disputes pays off! pic.twitter.com/Te5esVxW1T— Italy in Kosovo (@ItalyinKosovo)October 8, 2024

Etiketat

Ofertat e fundit