Përmes një njoftimi Ambasada Gjermane në Prishtinë bënë të ditur se nga e hënas do të mbyll shërbimin e vizave.

Për shkak të udhëzimeve të Qeverisë së Kosovës, Departamenti Konsullor-Ligjor i Ambasadës, përfshirë Zyrën e Vizave mbetet i mbyllur për qarkullim të palëve nga data 16.03.2020 deri në njoftimin e ardhshëm.

Të gjithë personat, terminet e të cilëve anulohen për këtë shkak, me kohë dhe pa pasur nevojë të bëjnë kërkesë, do të marrin një njoftim përmes e-mailit me terminin e ri.

Në rast të ndonjë emergjence, Ju lutemi të kontaktoni Ambasadën nëpërmjet e-mailit, apo telefonit.