Ambasada Franceze: Studentët Kosovarë mund të aplikojnë për viza studentore
Ambasada Franceze në Kosovë, u ka bërë thirrje studentëve kosovarë të cilët ndjekin studimet në shtetin francez të paraqesin kërkesën për vizë studentore. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të ambasadës, thonë se studentët, kërkesën për vizë studentore, mund ta bëjnë pranë ambasadës së Francës në Shkup. Që nga data 19 gusht, studentët kosovarë të […]
Ambasada Franceze në Kosovë, u ka bërë thirrje studentëve kosovarë të cilët ndjekin studimet në shtetin francez të paraqesin kërkesën për vizë studentore.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të ambasadës, thonë se studentët, kërkesën për vizë studentore, mund ta bëjnë pranë ambasadës së Francës në Shkup.
Që nga data 19 gusht, studentët kosovarë të cilet ndjekin studimet në Francë për vitin akademik 2020-2021 ftohen të paraqesin, sa më shpejt të jetë e mundur, kërkesën për vizë studentore pranë Ambasadës se Frances në Shkup (shih procedurën e përshkruar në webfaqen : https://bit.ly/2FAoEFS
Në momentin e udhëtimit në Francë, studentët kosovarë, përveç vizës së tyre studentore, me vete duhet të kenë certifikatën e regjistrimi në një universitet, certifikatën e udhëtimit dhe deklaratën personale, dëshmi se nuk kanë simptoma të COVID-19 ( ne linkun https://bit.ly/3gjCau5). Rekomandohet gjithashtu rezulatati i testit PCR , jo më i vjetër se 72 orë.