Ambasada e Zvicrës thirrje parlamentit të Kosovës
“Ambasada e Zvicrës përshëndet miratimin e fundit të Udhëzimit Administrativ 17/2018 për Themelimin dhe Funksionimin e Qendrave të Mësimit nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e cila i thërret institucionet publike në nivel lokal dhe qendror për të alokuar burime financiare për punën e tyre”, njoftoi ambasada e zvicrës. Ambasada Zvicerane shtoi se komunitetet […]
Ambasada Zvicerane shtoi se komunitetet pakicë si: rom, ashkali, egjiptian janë të margjinalizuar për shoqërinë kosovare, “Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian janë ende komunitete të margjinalizuara në shoqërinë kosovare. Strategjia për Përfshirjen e Romëve dhe Ashkalinjve 2017-2021 është në vend, por Qeveria e Kosovës duhet të investojë më shumë në edukimin e këtyre komuniteteve për të ndihmuar integrimin e tyre”, por megjithatë Ambasadori Zvicëran Jean-Hubert Lebet kërkon që Parlamaneti i Kosovës të shqyrtojë dhe të aprovojë një linjë buxhetore në vitin 2019 për mbështetjen e këtyre komuniteteve.